De Jong i përgjigjët Rakiticit: S’kam ardhur në Barçë për ta zgjedhur pozitën në të cilën dua të luaj

  • 03 June 2019 - 10:38
De Jong i përgjigjët Rakiticit: S’kam ardhur në Barçë për ta zgjedhur pozitën në të cilën dua të luaj

Frenkie de Jong ende nuk është prezantuar si lojtari i Barcelonës, por holandezi i ri ka nisur ta kuptojë se përballet me detyrë të vështirë për ta zënë një vend si titullar në ekipin e parë në mesfushë.

Në fillim të këtij viti, De Jong arriti marrëveshje për t’iu bashkuar klubit katalonas nga Ajaxi për 75 milionë euro dhe do të garojë kundër Ivan Rakiticit, Sergio Busquetsit, Arthurit dhe Arturo Vidalit për një vend në mesfushë.

Rakitic tha së fundmi se holandezi nuk ka ardhur për të luajtur në pozitën e tij, sepse siç tha, kjo pozitë është e zënë nga ai.

De Jong u pyet për këtë dhe tha se është trajneri ai që do të vendosë për këtë.

“Barcelona më tha se po i bashkohem për ta zënë njërën prej tri pozitave në mesfushë”, tha De Jong për Veronica Inside.

“Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk jam unë ai që thotë se në cilën pozitë dua të luaj”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)