Gjendet tifozi i Liverpoolit i zhdukur në Madrid

  • 03 June 2019 - 15:08
Gjendet tifozi i Liverpoolit i zhdukur në Madrid

Tifozi i Liverpoolit, Macauley Negus, i cili ishte raportuar si i zhdukur pas finales së Ligës së Kampionëve në Madrid, është gjetur, njoftojnë mediat spanjolle.

Del se 23-vjeçari në fakt ishte arrestuar nga policia spanjolle rreth orës 2:00 të mëngjesit të dielën, pasi ishte përleshur me oficerët.

Policia spanjolle ka konfirmuar për mediat lokale se ai është mbajtur në paraburgim dhe ka shpjeguar se nuk kishte qenë në gjendje ta identifikojë atë menjëherë për shkak se kishte qenë i dehur.

Ai tani do të dalë para gjykatës në Madrid për dyshimet për sulm ndaj oficerëve policorë. Një fotografi e tij ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale nga familja, e cila kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

(Kosova Sot Online)