U largua nga Reali si i dështuar, Lopetegui gati të marrë drejtimin e…

  • 03 June 2019 - 15:26
U largua nga Reali si i dështuar, Lopetegui gati të marrë drejtimin e…

Julen Lopetegui gjatë verës së shkuar ishte një ndër personat më të spikatur. Basku la kombëtaren spanjolle, për të marrë drejtimin e Realit dhe u përfol shumë nga mediat e vendit të tij ky vendim.

Por për të eksperienca te Reali nuk ishte aspak pozitive, kjo pasi ai nuk arriti të përfundonte as fazën e parë të kampionatit në drejtimin e madrilëve, për shkak të rezultateve të dobëta.

Tashmë sipas “Marca”, Lopetegui është shumë pranë Sevijës. Spanjolli pritet të marrë drejtimin e andaluzianëve dhe ka për detyrë t’i risjellë ata në katër vendet e para në kampionat.

Para disa javësh emri i tij doli te skuadra tjetër e qytetit të Sevijës, Real Betis, por nuk u konkludua, pasi mbeti çdo gjë në kuadër të interesimit.

(Kosova Sot Online)