S’kanë fund telashet për Neymar, akuzuesja zbulon imazhe të brazilianit duke u sjellë dhunshëm

  • 03 June 2019 - 16:13
S’kanë fund telashet për Neymar, akuzuesja zbulon imazhe të brazilianit duke u sjellë dhunshëm

Nuk kanë fund telashet për Neymar Junior. Sipas “UOL. Esporte” ekzistojnë video të Neymar duke u sjellë dhunshëm me akuzuesen për përdhunim.

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar Junior, është duke u akuzuar për përdhunim. Pas këtij lajmi, ai bëri publike fotografitë dhe bisedat private me gruan që e akuzon për përdhunim në një video të postuar në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Instagram, përmes të cilës ai u përpoq ta shpjegojë veten.

Image

Me kete, ai i hapi vetes edhe me shume telashe. Policia i ka nisur hetimet ndaj Neymarit për publikimin dhe shpërndarjen e fotografive private.

Jo vetëm kaq, problemet shtohen edhe më shumë për Neymar, ani pse mohoi gjithçka.

Lajmin e bujshëm për denoncimin e Trindade e zbuloi për herë të parë media braziliane “UOL. Esporte”, që sot ka publikuar një tjetër informacion të fortë.

Sipas burimeve të tyre, në dosjen e denoncimit të dorëzuar në polici ekzistojnë edhe imazhe, që mund të jenë foto ose video, që tregojnë agresivitetin e Neymar teksa kanë hyrë në dhomën e hotelit.

Image

Pas këtij momenti femra akuzon se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, por e frikësuar dhe e traumatizuar nga sjellja agresive e sulmuesit të PSG-së. Fotot në fjalë nuk janë bërë publike për shkak të hetimit që është në proces dhe drejtësia ka refuzuar t’i paraqesë këto pamje për publikun.

E gjithë kjo ngjarje shqetësuese për Nerymar vjen në një moment delikat, kur po përgatitet për Copa America me Brazilin, turne që fillon me 14 qershor, deri më 7 korrik.

Braziliani i mohon fuqishem keto akuza.

(Kosova Sot Online)