Tifozët e akuzojnë për kurdisje, portieri i Vëllaznimit reagon ashpër

  • 03 June 2019 - 18:21
Tifozët e akuzojnë për kurdisje, portieri i Vëllaznimit reagon ashpër

Altik Muhaxhiri ka reaguar ashpër pas pretendimeve nga ana e tifozëve të Vëllaznimit se “ai e ka shitur ndeshjen”. Ditë më parë, Trepça ’89 e mposhti 4-2 Vëllaznimin në ndeshjen e barazhit për të vazhduar qëndrimin në IPKO Superligë.

Portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, pranoi katër gola dhe sipas tifozëve, ai kishte shitur ndeshjen. Kjo e ka irrituar portierin që ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Muhaxhiri, ka thënë se është i gatshëm të përballet me çdo për të dëshmuar pafajësinë.

Postimi i plotë i portierit të Vëllaznimit:

Une Altik Muhaxhiri ju bej thirrje te gjitha organet hetuese qe te hetohet rasti im . Ju boj thirrje te gjithe atyre qe po me akuzojne dhe te cilit kan me te voglin fakt qe Altik Muhaxhiri ka gisht ne kurdisje te lojes ti dorezojne ne organet hetuese te shtetit dhe e verteta te zbardhet sa me shpejt jom i gatshem te deshmoj ne pafajsine time ne qdo momente. Faleminderit

Image

(Kosova Sot Online)