Zyrtare: Feronikeli ia vazhdon kontratën Mendurim Hotit

  • 04 June 2019 - 20:14
Zyrtare: Feronikeli ia vazhdon kontratën Mendurim Hotit

Feronikeli ia ka vazhduar kontratën sulmuesit Mendurim Hoti, e cila do ta mbajë atë në klubin nga Drenasi për edhe dy sezone të tjera.

Kampioni i Kosovës ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut për vazhdimin e kontratës për edhe dy vjet të tjera.

“Tashmë edhe zyrtarisht konfirmohet që edhe anësori i majtë, Mendurim Hoti, ka vazhduar kontratën me kampionët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi. 

Hoti i ka realizuar 10 gola këtë sezon në IPKO Superligën e Kosovës, duke kontribuar edhe me 5 asiste.

Ai i ndihmoi Niklit ta fitojë edhe Kupën e Kosovës dhe do të synojë ta bartë formën e njëjtë edhe në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)