Shqipëria e fortë për Kosovën

  • 05 June 2019 - 19:44
Shqipëria e fortë për Kosovën

Shqipëria U19 e ka mundur bindshëm 4:1 Kombetaren motër U19 të Kosovës, të mërkurën në një ndeshje miqësore në Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kuqezinjtë e trajnerit Nevil Dede kanë dominuar plotësisht në pjesën e parë, duke zhvilluar një lojë të bukur, e orientuar e gjitha në sulm. Ka qënë sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi ai që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 23-të falë një penalltie.

Loja sulmuese ka dhënë rezultat, dhe në minutën e 40-të, sulmuesi i Chelsea, Armando Broja, ka dyfishuar rezultatin dhe ka dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë ka konfirmuar dominimin e Shqipërisë, që ashtu si edhe në pjesën e parë ishin superior ndaj bashkombasve të Kosovës duke shënuar edhe 2 gola të tjerë. Në minutën e 48-të, Kosova ngushton diferencat me Bytyqin, por kuqezinjtë përgjigjen menjëherë me Muçin në minutën e 56-të dhe Brojan në minutën e 65-të, gol që vulos dhe rezultatin i cili nuk do të ndryshoj deri në fund.

Më datë 3 Qershor, vetëm dy ditë më parë, në Drenas u luajtur miqësorja e parë që u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 3-1, falë një dopiete të Muçit dhe golit të Brojas.

(Kosova Sot Online)