Dardanët ‘pushtojnë’ Podgoricën

  • 05 June 2019 - 23:37
Dardanët ‘pushtojnë’ Podgoricën

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur sot në orët e mbrëmjes në Podgoricë dhe është akomoduar në hotel “Hilton”. Para udhëtimit Dardanët e kanë mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku atmosfera ka qenë shumë e mirë. Edhe gjatë udhëtimit gjithçka ka shkuar si duhet, derisa në mesin e futbollistëve vërehet entuziazëm i madh dhe të gjithë po e presin me padurim përballjen e së premtes.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme përzgjedhësi Challandes në orët e mesditës do të ketë takimin e zakonshëm me futbollistët, derisa stërvitjen finale para ndeshjes me Malin e Zi, do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në orën 18:00.

Image

(Kosova Sot Online)