Man City i liron rrugën Unitedit për transferimin e Fernandesit

  • 06 June 2019 - 11:40
Man City i liron rrugën Unitedit për transferimin e Fernandesit

Manchester Unitedi thuhet se tani e ka rrugën e hapur për transferimin e mesfushorin të Sportingut, Bruno Fernandes, pasi City është larguar nga gara.

Ylli portugez, i cili aktualisht është duke marrë pjesë në finalet e Ligës së Kombeve me kombëtaren e tij, është njëri nga më të kërkuarit këtë afat kalimtar.

Fernandes vlerësohet 71 milionë funte nga klubi i tij, ndërsa City dhe Unitedi kanë qenë të interesuar për të.

Megjithatë, sipas mediumit portugez A Bola thuhet se City është larguar nga gara, duke e lënë Unitedin si favorit për nënshkrimin e tij. 

Fernandes shënoi 28 gola në të gjitha garat edhe pse si mesfushor, dhe kjo ka bërë që sezoni i tij mbresëlënës të vlerësohet.

Ai është objektiv kyç i Unitedit për këtë verë, veçanërisht nëse Paul Pogba do të largohet drejt Real Madridit apo Juventusit.

Një tjetër skuadër që mund të hyjë në garë për Fernandes është Tottenhami, nëse ata mbesin pa shërbimet e Christian Eriksenit.

(Kosova Sot Online)