Kjo është lista e gjatë e femrave që ka pasur Cristiano Ronaldo

  • 06 June 2019 - 18:57
Kjo është lista e gjatë e femrave që ka pasur Cristiano Ronaldo

 

Ai është një nga meshkujt më popullorë dhe të suksesshëm në historinë e futbollit, e rrjedhimisht, nuk kanë si të mungojnë kërkesat nga femra të ndryshme, për të qenë në krah të tij.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, i cili duket se ka ditur përherë të zgjedhë vajzat më bukuroshe për të pasur në krah.

Mirëpo, numri i tyre është me të vërtetë shumë i madh, e këtu flasim për vajza që kanë dalë zyrtarisht dhe publikisht në media me yllin e futbollit.

Se sa të tjera mund të ketë në “prapaskenë”, nuk e dimë.

Image

Jordana Jardel – Në vitin 2013, e dashura e parë me të cilën Ronaldo ka dalë në publik është motra e Mario Jardel, me të cilin futbollisti ka qenë në skuadër.

Image

Merche Romero – është një modele shumë e njohur portugeze, e cila është shfaqur në kopertina revistash të ndryshme dhe në televizione. Kjo është një nga të dashurat me të cilar Ronaldo ka qëndruar më gjatë në një lidhje.

Image

Gemma Atkinson – është e vetmja modele britanike me të cilën Ronaldo ka qenë në një lidhje. Gemma ishte modele të bredshmesh.

Image

Nereida Galardo – Kjo ka qenë një lidhje vere, në vitin 2018, e cila nuk zgjati shumë. Irina Shayk – është lidhja më e gjatë që Ronaldo ka pasur. Irina është modele ruse mjaft e njohur. Ata dolën bashkë për 5 vite, deri sa u ndanë në vitin 2015.

Image

Lucia Villalon – Prezantuese spanjolle, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Georgina Rodriguez – Në gusht të vitit 2016 ata nisën të shoqëroheshin dhe kanë qenë bashkë prej asaj kohe. Georgina është modele dhe të dy janë martuar. Ajo është nëna e 4 fëmijëve të Ronaldos.

Në vijim gjeni femrat për të cilat kanë qarkulluar thashetheme të shumta për lidhje të mundshme me CR7.

Bipasha Basu – Modele dhe aktore indiane. U tha se në vitin 2007 ajo po dilte me futbollistin, teksa shoqërohej edhe me një aktor indian. Paris Hillton – Edhe pse pati thashetheme të shumta për lidhjen e të dyve, asnjëherë nuk e konfirmuan. Kim Kardashian – Në vitin 2010 u tha se ata kaluan pushimet bashkë. Soraya Chaves – Pasi u nda nga Romero, ai doli për një kohë të shkurtër me Chaves.

Mia Judaken – Thuhet se ajo ka qenë një shoqe fëmijërie e Ronaldos. Të dy kanë dalë kur ishin vetëm 18 vjeç.

Gemma Storey/Tyese Cunningham – Një periudhë kohe u përfol se Ronaldo ishte përfshirë në orgji me dy femrat e famshme.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)