Kupa e Botës e grave fillon sot: Gjithçka që duhet të dini për këtë turne

  • 07 qershor 2019 - 09:46
Kupa e Botës e grave fillon sot: Gjithçka që duhet të dini për këtë turne

Kupa e Botës e grave e fillon edicionin e tetë të saj sot. Rreth një milion bileta janë shitur për ta përcjellë nga afër këtë turne, ku do të garojnë 24 skuadra dhe që do të zhvillohet në Francë.

Organizatorja e turneut, Franca, do të takohen me Korenë e Jugut në stadiumin Parc des Princes, ku janë shitur të gjitha biletat. Kjo do të jetë ndeshja hapëse e turneut në Paris.

Kampionia në fuqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta fillojnë rrugëtimin të martën, më 11 qershor, me ndeshjen kundër Tajlandës.

Gjashtë grupe nga katër skuadra do të garojnë për 16 vendet në eliminatoret drejt finales së Botërorit, e cila do të zhvillohet më 7 korrik, të dielën, në Lyon.

VAR-i do të përdoret për herë të parë në këtë turne, ndërsa shuma e parave që do t’i marrë fituesi i trofeut është dyfishuar nga 24 milionë funtet e Botërorit të kaluar. Megjithatë, kjo shumë mbetet ende shumë e vogël në krahasim me 315 milionë funtet për Kupën e Botës së burrave.

Gjithsej 950 mijë bileta janë shitur për ndeshjet e këtij turneu, që do të zgjasë një muaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca do ta fillojnë garën si favorite, duke i lënë dy-herë kampionët, Gjermaninë dhe Anglinë, prapa vetes me një dallim të vogël.

Ndër garuesit e tjerë që theksohen më së së shumti është Holanda, kampione e Evropës, dhe Suedia, si dhe Kanadaja dhe Australia.

Amerikanet janë duke tentuar ta fitojë titullin e Kupës së Botës për të katërten herë radhazi, ndërsa Franca synon të bëhet vetëm e dyta organizatore që e çon trofeun në fund të turneut.

Skocia, Kili, Xhamajka dhe Afrika e Jugut janë katër Kombëtaret që do të marrin pjesë në këtë turne për herë të parë në histori.

(Kosova Sot Online)