Nadali i fortë për Federerin, kalon në finale të French Openit
Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur rivalin e tij Roger Federerin për të arritur në finale të French Openit, për herë të 12 në karrierë.
Spanjolli njëherësh i dha fund serisë prej 5 humbjeve radhazi nga Federeri. Nadal fitoi meçin e sotëm me rezultat 6-3, 6-4, dhe 6-2.
Tenisti spanjoll është jashtëzakonisht i suksesshëm në këtë turne, me 11 trofe të fituar deri më tani. Në finale të French Openit ai do të përballet me fituesin e takimit ndërmjet Novak Gjokoviqit dhe Dominic Thiem.
(Kosova Sot Online)