Kështu duket renditja e Grupit A pas ndeshjeve të sotme

  • 07 qershor 2019 - 22:52
Kështu duket renditja e Grupit A pas ndeshjeve të sotme

Kosova ka ndarë pikët me Malin e Zi sonte në Podgoricë, derisa Republika e Çekisë ka fituar me rezultat 2-1 kundër Bullgarisë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Grupit A, ajo në mes të Malit të Zi dhe Kosovës si dhe ndeshja në mes të Çekisë dhe Bullgarisë.

Derisa Kosova ka barazuar në Podgoricë, Çekia ka arritur që ta përmbys rezultatin dhe nga 1-0 të fitojë 2-1. Dy golat për Çekinë i shënoi Patrick Schick, sulmues i Romës, kurse golin për Bulgarinë e shënoi Ismail Isa.

Me këtë fitore Çekia ngjitet në vendin e dytë pas Anglisë. Në vendin e tretë është Kosova kurse vendet e fundit i ndajnë Bullgaria me Malin e Zi.

Image

(Kosova Sot Online)