Gazeta malaziase: Futbolli humbi kundër politikës dhe krimit, Mali i Zi i pafuqishëm kundër Serbisë

  • 08 June 2019 - 08:55
Gazeta malaziase: Futbolli humbi kundër politikës dhe krimit, Mali i Zi i pafuqishëm kundër Serbisë

Mediumet malaziase mbetën të zhgënjyer nga trajneri i tyre Ljubisa Tumbakovic dhe dy lojtarët serbë që s’pranuan të luajnë kundër Kosovës. Megjithatë, kjo situatë bëri që ata të jenë të kënaqur me pikën e fituar kundër Kosovës, në ndeshjen në Podgoricë që përfundoi me rezultat 1:1.

Kosova u ndal me barazim 1:1 nga Mali i Zi në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, pasi dështoi t’i konkretizojë rastet e shumta në një takim që u zhvillua pa shikues në stadiumin e qytetit në Podgoricë.

Verdhekaltrit e patën epërsinë minimale falë një goli nga Milot Rashica, por nuk munden ta ruajnë atë pasi vendasit e barazuar rezultatin kur Stefan Mugosa realizoi me kokë njëzet minuta para fundit. Pas kësaj ndeshjeve, gazeta malaziase “Vijesti” e publikoi një artikull të titulluar “Futbolli humbi, por Mali i Zi nuk u dorëzua”.

“Kombëtarja e Malit të Zi barazoi me Kosovën, por disfata e vërtetë i takoi sportit, i cili u fundos nën politikë dhe nga nacionalizmi. Trajneri Ljubisa Tumbakovic e la stolin për shkak të presionit nga Beogradi”, shkruan Vijesti.

“Politika dhe presioni politik, me ndihmës e strukturave kriminale të tifozëve, këtë hera nga Beogradi, fituan dhe Federata e Futbollit e Malit të Zi nuk e pati fuqinë, apo mekanizmin e duhur për të reaguar dhe për ta tejkaluar këtë situatë”. 

(Kosova Sot Online)