Statistika e Kosovës që e mahniti bastoren e famshme sportive

  • 08 June 2019 - 10:36
Statistika e Kosovës që e mahniti bastoren e famshme sportive

Ecuria e jashtëzakonshme e ndeshjeve pa disfatë e Kosovës e ka lënë të mahnitur bastoren e famshme angleze sportive, Bet365, e cila i cilëson “Dardanët” si skuadrën më në formë të Evropës.

Kosova e vazhdoi ecurinë e ndeshjeve pa disfatë me barazimin 1:1 në ndeshjen e mbrëmshme në Podgoricë kundër Malit të Zi. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Edhe pse Kosova e kishte qëllim ta fitonte këtë ndeshje, pasi që tre pikët do ta kishin ngritur atë në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A, bastorja Bet365 mbeti e mahnitur nga forma e Kosovës që megjithatë s’e arriti qëllimin e saj të premten.

“Ekipi kombëtar më në formë në Evropë”, shkruan Bet365 për Kosovën, pasi që thekson se Kosova i ka zhvilluar 13 ndeshje pa pësuar disfatë, duke i lënë prapa vetes disa ndër kombëtaret më të mëdha botore.


(Kosova Sot Online)