Notat e lojtarëve për ndeshjen Mali i Zi – Kosova

  • 08 June 2019 - 11:40
Notat e lojtarëve për ndeshjen Mali i Zi – Kosova

Kosova e vazhdoi me barazim rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, pasi që goli i Milot Rashicës mbrëmë në Podgoricë nuk i mjaftoi për të marrë rezultat më të mirë sesa 1:1 kundër Malit të Zi.

Edhe pse Milot Rashica e shënoi golin e vetëm të Kosovës në këtë përballje të Grupit A për kualifikimet në EURO 2020, ai nuk ishte lojtari me vlerësimin më të lartë nga SofaScorë në skuadrën e “Dardanëve”.

Mesfushori Besar Halimi u shpërblye me notën 7.5, më të lartë se kushdo tjetër në fushë, ndërsa notën më të dobët e mori Leart Paqarada, i cili më vonë u zëvendësua nga Benjamin Kololli.


(Kosova Sot Online)