Live: Islandë – Shqipëri 1:0, mbyllet ndeshja humbje për kuqezinjtë

  • 08 June 2019 - 15:06
Live: Islandë – Shqipëri 1:0, mbyllet ndeshja humbje për kuqezinjtë

Shqipëria po ballafaqohet me Islandën në Rejkavik në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020. Shqipëria assesi nuk guxon të humbas, derisa barazimi mund të cilësohet rezultat i mirë.

Komenti Live:

Edi Reja ka debutuar më humbje në bankinën e Shqipërisë e cila u mposht nga Islanda me rezultat 1:0. Shqipëria të martën luan me Moldavinë në Elbasan Arena.

79′ Zëvendësim i tretë te Shqipëria, largohet Cikalleshi, vendin e tij e zë Sadiku.

71′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Xhaka, vendin e tij e zë Emanuele Ndoji.

67′ Zëvendësim i parë te Shqipëria, largohet Basha, vendin e tij e zë Ergys Kaçe.

58′ Xhaka lëviz bukur nga e djathta, harkon një top në zonë, por nuk arrin Lenjani ta zotërojë.

49′ Pranë golit Shqipëria. Balaj vonohet më shumë seç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

Nis pjesa e dytë

32′ Pranë golit të barazimit Shqipëria me Dermakun. Pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi shtatlart gjuan me të djathtën, topi devijohet nga një futbollist i Islandës, edhe përfundon ngjitur me traversën.

21' Islanda ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Gudmundson, pasi një hamendje në mbrojtjen kuqezi.

12′ Këmbëngul Shqipëria me Xhakën, i cili lëviz bukur në krahun e djathtë, harkon një top të rrezikshëm në zonë, aty ku ndodhet Balaj dhe Cikalleshi, por largojnë mbrojtësit islandez.

4’ Hysaj gjuan furishëm portieri e pret, rast i mirë për kuqezinjtë.

1′ Ka startuar sfida. Vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.

Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi, Balaj,