Hysaj: Na u mohua një penallti, gabuam te goli kundërshtarit

  • 08 June 2019 - 17:07
Hysaj: Na u mohua një penallti, gabuam te goli kundërshtarit

Edi Reja e ka nisur me humbje aventurën në stolin e Shqipërisë. Kuqezinjtë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro2020, humbën 1-0 në udhëtim te Islanda. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mendon se Shqipërisë iu mohua një penallti në humbjen 1-0 nga Islanda.

“Kishim raste, i shfrytëzuam disa, por nuk kishim fat. Mendoj se një ndër tri rastet ishte penallti çka do të thotë se nëse nuk i shfrytëzojmë rastet dhe nuk na japin penallti, atëherë e humbim ndeshjen”, tha ai.

“Ishte një gabim i joni dhe duhet të reagojmë që të mos lejojmë që këto raste të vogla të mos shënojnë kundërshtarët gol”.

“Loja ishte shumë e bukur, shpresoj të vazhdojmë kështu”. Pas tri ndeshjeve në Grupin H të kualifikimeve për EURO 2020, Shqipëria renditet në pozitën e tretë me një fitore dhe 2 humbje.

(Kosova Sot Online)