Mësohet sa do të mungojë Neymari
Neymar do të mungojë për vetëm katër javë, për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës
Paris Saint-Germain ka dalë me një komunikatë për të informuar rreth lëndimit të yllit të skuadrës.
Kampioni francez zbuloi se Neymari do të mungojë rreth një muaj pasi e ndrydhi ligamentin e kyçit të këmbës së djathtë.
Ky njoftim konfirmon se Neymar do ta humbasë edhe zyrtarisht Kupën e Amerikës me Brazilin, turne që nis këtë muaj.
(Kosova Sot Online)