Van Dijk me fjalë të mëdha për Shaqirin, nuk do që ai të largohet nga Liverpooli

  • 09 June 2019 - 16:28
Van Dijk me fjalë të mëdha për Shaqirin, nuk do që ai të largohet nga Liverpooli

Van Dijk thotë se Shaqiri është lojtar shumë i rëndësishëm për Liverpoolin dhe beson se do të qëndrojë te skuadra nga “Anfield”.

Virgil van Dijk ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, ku foli gjerësisht për finalen e Nations League, Xherdan Shaqirin dhe disa tema tjera.

Mbrojtësi holandez ka vetëm fjalë të mira për anësorin shqiptar, për të cilin shpreson që të qëndrojë në Liverpool.

“Shaqiri? Shaq është një lojtar fantastik. Një njeri i madh. Jam jashtëzakonisht i lumtur që ai është te Liverpool. Më pëlqen vërtet të luaj me të”, u shpreh Van Dijk.

“E ardhmja e Shaqirit? Ai ka thënë gjithmonë se dëshiron të qëndrojë. Ai nuk ka turp ta thotë qartësisht mendimin e tij. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe për suksesin tonë. Nuk mendoj se Shaq do të largohet nga Liverpool. Është thjesht një spekulim nga mediat. Ai di shumë mirë si të përballojë situata e vështira. Nuk mendoj se do të ndryshojë”.

Mediat angleze raportojnë se West Ham United e ka seriozisht për shqiptarin dhe është i gatshëm të ofrojë deri në 30 milionë euro. 


(Kosova Sot Online)