Anglia mposht Zvicrën me anë të penalltive për ta fituar vendin e tretë në Ligën e Kombeve

  • 09 June 2019 - 18:00
Anglia mposht Zvicrën me anë të penalltive për ta fituar vendin e tretë në Ligën e Kombeve

Anglia e ka fituar vendin e tretë në Ligën e Kombeve, pasi e ka mposhtur Zvicrën me anë të penalltive pas 120 minutave lojë.

Zvicra dhe Anglia nuk arritën që ta përcaktojnë fituesin e sfidës për vendin e tretë në Ligën e Kombeve në kohën e rregullt e as në minutat shtesë, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Tre Luanët ishin për një nuancë skuadër më e mirë se Helvetikët për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi kishin posedimin e topit dhe shanset për gol, mirëpo nuk arritën të fusnin topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, Helvetikët ishin të pafat në pjesën e dytë, pasi Xherdan Shaqiri pësoi lëndim në minutën e 65-të, duke u zëvendësuar nga Steven Zuber. 

Anglia arriti në minutat e fundit të kohës së rregullt që të shënojë gol, mirëpo gjyqtari i ndeshjes, Ovidiu Hategan, e anuloi atë pas rishikimit në VAR, që rezultoi me një ndërhyrje në sulm nga Callum Wilson.

Ndeshja shkoi në vazhdime me dy herë nga 15 minuta, por që as aty nuk kishte gol, duke bërë që sfida të vendoset me gjuajtje të penalltive.

Anglia ishte më efikase nga pika e bardhë, duke e mposhtur Zvicrën 6-5 me anë të penalltive, e që kështu arriti edhe ta zinte vendin e tretë në garën më të re të UEFA-s.

Granit Xhaka ishte njëri ndër lojtarët që e ekzekutoi penalltinë për Helvetikët, duke u treguar i saktë në përballje me Jordan Pickfordin e Anglisë, mirëpo Josip Dermic ishte i pasaktë në penalltinë e fundit.

Vlen të ceket se finalja e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sot (9 maj) nga ora 20:45 në mes të Portugalisë dhe Holandës në stadiumin ‘Estadio do Dragao’. 

(Kosova Sot Online)