Bullgari – Kosovë, ja kur kanë fituar për herë të fundit këto dy ekipe!

  • 10 June 2019 - 13:30
Bullgari – Kosovë, ja kur kanë fituar për herë të fundit këto dy ekipe!

Bullgaria dhe Kosova do të përballen sonte në Sofje në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020. Këto dy skuadra përfaqësuese nuk kanë fituar në ndeshjet e fundit përkatëse

Bullgaria dhe Kosova do të përballen në mes vete sonte për herë të dytë brenda tre muajsh.

Në duelin e zhvilluar në muajin mars të këtij viti, ekipet kishin barazuar 1:1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Këto dy skuadra nuk e kanë shijuar ende fitoren në vitin 2019. 

Bullgarët vijnë nga gjashtë ndeshje pa fitore, prej tyre 4 barazime e 2 humbje.

Ata kishin fituar për herë të fundit në muajin tetor të vitit të kaluar ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.

Bullgarët e kanë pësuar së paku një gol në shtatë ndeshje radhazi.

Kurse, Kosova vjen pas tri barazimeve radhazi, me Danimarkën në miqësore dhe Bullgarinë e Malin e Zi në eliminatoret e Evropianit 2020.

Fitorja e fundit e “Dardanëve” ishte realizuar në mbyllje të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve ndaj Azerbajxhanit.

Verdhekaltrit kanë pësuar gola në tri ndeshjet e fundit.

Por, vlen të theksohet se ekipi i Bernard Challandes nuk ka pësuar humbje qe 13 ndeshje.

(Koosva Sot Online)