Notat e lojtarëve për ndeshjen Bullgari – Kosovë

  • 11 June 2019 - 08:26
Notat e lojtarëve për ndeshjen Bullgari – Kosovë

Kosova dje e shënoi fitoren e parë në histori në kuadër të kualifikimeve për një turne të madh futbolli, siç është Kampionati Evropian apo ai Botëror. Këtë sukses, “Dardanët” e arritën duke e mposhtur Bullgarinë në Sofje me rezultat 3:2.

Skuadra e Bernard Challandes ishte dominuese për pjesën më të madhe të ndeshjes të së hënës kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Në këtë ndeshje, për “Dardanët” më së shumti shkëlqeu Milot Rashica, i cili nga SofaScore u vlerësua me notën 8.0. Pas tij, me notën më të mirë u vlerësua Vedat Muriqi (7.4).

Në anën tjetër, me notat më të dobëta u vlerësuan mesfushori Idriz Voca (6.0), qendërmbrojtësi Fidan Aliti (6.1) dhe portieri Arijanet Muric (6.1).

Më i miri për Bullgarinë ishte anësori Ivelin Popov (7.4), i cili e shënoi golin e parë të skuadrës së tij. Me notën më të ulët u vlerësua portieri Nikolay Mihaylov, ndërsa pas tij mbrojtësi Strahil Popov, i cili e kishte për detyra ta ruante Rashicën.

 

Me këtë fitore, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A, vetëm me një pikë më pak sesa Anglia dhe Republika Çeke. Megjithatë, Anglia e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)