Misteri i quajtur Kosovë, Kombëtarja e fundit e lindur në Evropë nuk ka humbur ende!

  • 12 June 2019 - 10:56
Misteri i quajtur Kosovë, Kombëtarja e fundit e lindur në Evropë nuk ka humbur ende!

Mediat e huaja vazhdojnë t’i japin jehonë rastit të Kombëtares së Kosovës, e cila po i mahnit të gjithë me serinë prej 14 ndeshjesh pa humbje, që nga tetori i vitit 2017. E përditshmja italiane “Corriere Della Sera” ua ka kushtuar një shkrim special “Dardanëve”.

E vogël, e re, por në vegjëlinë e saj, e pamposhtur, duke e pasur parasysh se humbja e fundit i kishte arritur në tetor të vitit 2017.

Mediat e huaja vazhdojnë t’i japin jehonë rastit të Kombëtares së Kosovës, e cila po i mahnit të gjithë me serinë prej 14 ndeshjesh pa humbje, që nga tetori i vitit 2017. E përditshmja italiane “Corriere Della Sera” ua ka kushtuar një shkrim special “Dardanëve”

E vogël, e re, por në vegjëlinë e saj, e pamposhtur, duke e pasur parasysh se humbja e fundit i kishte arritur në tetor të vitit 2017.

Kosova ka debutuar në Ligën e Kombeve dhe e ka mbyllur pa humbje dhe në pozitën e parë grupin e saj në Ligën D.

Këto rezultate ia kanë mundësuar këtij ekipi të luajë me Maqedoninë e Veriut, për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit direkt në Evropianin 2020.

Në një grup me Anglinë, me të cilën do të përballet më 10 shtator në Southampton, nuk do të jetë e lehtë të përfundojë në mesin e dy skuadrave që do të kualifikohen.

“Por, fakti se mund të shpresojë, është një fitore e madhe për një Kombëtare që e ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA vetëm në maj të vitit 2016 dhe e kishte zhvilluar ndeshjen e saj të parë në muajin pasues. Është një vend që, përmes sportit dëshiron ta legjitimojë pavarësinë e tij, ekzaktësisht 20 vjet pas përfundimit të luftës, e cila la të vdekur mbi 10 mijë civilë. Të gjithë janë të çmendur për skuadrën e tyre, e cila është lindur në vështirësi dhe në vështirësi po ngritet”, shkruan mediumi i njohur italian, i cili përmend ndër të tjera problemet politike me të cilat po përballet sporti kosovar dhe pengesat që po ia shfaqin vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën shtet. 

Image
Image
Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot Online)