Politikë në futboll, rojet e sigurisë sherr me tifozët për flamurin kombëtar

  • 12 June 2019 - 12:42
Politikë në futboll, rojet e sigurisë sherr me tifozët për flamurin kombëtar

Ndeshjet e kombëtares marrin rëndësi të veçantë në mbarë shqiptarët që gjenden nëpër botë dhe këto momente shfrytëzohen edhe nga segmente të caktuara politike për të përcjellë mesazhet e tyre politike.

Ashtu ndodhi edhe në ndeshjen Shqipëri-Moldavi, ku disa tifozë shpalosën një flamur të madh kuqezi dhe në një moment vendosen mesazhin politik të fundit të opozitës: “Rama ik!”

Image

Kaq ka mjaftuar dhe rojet e sigurisë janë vërsulur menjëherë drejt tifozëve për të larguar flamurin dhe mesazhin politik. Në një video të postuar nga “Jeta Osh Qef” duket qartë momenti i tensionit dhe debatit mes tifozëve dhe rojeve, që u shoqërua me përplasje.

 
"Ik mor t'q*****", pamje nga sherri i djeshëm në stadium

Pamje nga sherri dje në stadiumin "Elbasan Arena", ku sipas tifozëve, sigurimi i stadiumit ka tentuar të heqë flamurin shqiptar nga shkallët dhe më pas janë konfliktuar. Megjithatë nuk është ende e qartë arsyeja e vërtetë e sherrit.

Posted by JOQ Albania on Wednesday, June 12, 2019

(Kosova Sot Online)