Ja favoriti për ta fituar Kupën e Amerikës, sipas bastoreve

  • 12 June 2019 - 18:51
Ja favoriti për ta fituar Kupën e Amerikës, sipas bastoreve

 

Brazili është favorit për ta fituar Kupën e Amerikës 2019, para Argjentinës, sipas kompanive të basteve.

Edhe pse Brazili nuk e ka fituar këtë garë që prej vitit 2007, shtëpitë botërore të basteve e shohin atë si Kombëtaren favorite për të triumfuar në tokën e vet.

Bastet i kanë vënë Brazilit kuotën 2.5 për ta fituar Kupën e Amerikës, ndërsa Argjentinës kuotën 4.5 në vendin e dytë.

Në vend të tretë nga kompanitë e basteve pozicionohet skuadra më e titulluar e Kupës së Amerikës, Uruguai me kuotën 8. Kolumbia e James Rodriguez dhe Radamel Falcaos pozicionohet e 4-ta me kuotën 10 e ndjekur nga fituesja e dy edicioneve të fundit Kili me kuotën 13.

Ndërkohë Japonia dhe Katari dy skuadrat që marrin pjesë si të ftuara në këtë garë kuotohet respektivisht me 50 dhe 75 për të ngritur lart trofeun.

(Kosova Sot Online)