Orari i ndeshjeve të Premierligës: Sezoni 2019/20 nis me superderbi qysh javën e parë

  • 13 June 2019 - 10:42
Orari i ndeshjeve të Premierligës: Sezoni 2019/20 nis me superderbi qysh javën e parë

Kampioni në fuqi, Manchester City, do ta nisë sezonin e ri të Premierligës jashtë shtëpisë kundër West Hamit, ndërsa Manchester Unitedi do të përballet me Chelsean, Në anën tjetër, Liverpooli do të përballet me Norwichin.

Liverpooli do ta nisë sezonin e ri të Premierligës në shtëpi kundër Norwich më 9 gusht, ndërsa kampioni në fuqi, Manchester City, do të udhëtojë në West Ham, e Manchester Unitedi do të presë Chelsean në javën e parë.

Arsenali do të udhëtojë në Newcastle për të dielën e parë të sezonit të ri, ndërsa rivali i tyre i qytetit, Tottenhami, do të përballet me të rinjtë e ligës, djemtë e Aston Villës, 24 orë më parë.

Sheffield Unitedi e nis jetën në Premierligës me ndeshjen kundër Bournemoutit më 10 gusht, ndërsa Burnley e pret Southamptonin, Evertoni i shkon Crystal Palace, Leicester përballet me Wolves dhe Watfordi e pret Brightonin në “Vicarage Road”.

Ndeshjet e mëdha do të jenë të vazhdueshme pas kësaj pike.

Ndeshja e parë e Cityt në shtëpi, stadiumin “Etihad”, do të jetë kundër Tottenhami, ndërsa Arsenali shkon në “Anfield” në xhiron e tretë të sezonit.

Derbi i parë i Londrës veriore, që do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”, do të jetë më 31 gusht, ndërsa ndeshje kthyese zhvillohet më 25 prill.

Manchester City dhe Manchester Unitedi nuk do të përballen mes vete deri më 7 dhjetor, në “Etihad”, ndërsa takimi mes tyre në “Old Trafford” do të mbahen më 7 mars.

Derbi mes Liverpoolit dhe Evertonit do të zhvillohet në Anfield së pari, më 4 dhjetor, ndërsa në Goodison Park më 14 mars.

Chelsea do të përballet me Liverpoolin më 21 shtator, ndërsa Manchester Unitedi e pret Arsenalin në Old Trafford vetëm një javë më vonë.

“Djajtë e kuq” pastaj do të përballen me skuadrën e Jurgen Kloppit, kampione e Evropës, në fundjavën e 19 tetorit, para se Tottenhami ta vizitojë Anfieldin.

Tottenhami e viziton Manchester Unitedin në fillim të sezonit, ndërsa pastaj do të përballet edhe me fqinjin nga Londra, Chelsea, afër festës së Krishtlindjeve.

Pas pushimeve, skuadra e Kloppit do të përballet radhazi me Tottenhami dhe Manchester Unitedin në janar, ndërsa Chelsea do ta presë Arsenalin në Stamford Bridge.

Tottenhami pastaj e pret Manchester Cityn më 1 shkurt, ndërsa “Djajtë e kuq” e vizitojnë Londrën për ndeshjen kundër Chelseat vetëm një javë më vonë.

Manchester City kundër Arsenalit do të luajë më 19 shkurt. Në mes të marsit, dy klubet e Mançesterit do të shkojnë në Londër, Manchester Unitedi për ndeshjen me Tottenhamin dhe City për atë me Chelsean.

Disfata e vetme e Liverpoolit gjatë sezonit 2018/19 erdhi në stadiumin Etihad. Skuadra e Kloppit do të luajë atje në fillim të prillit.

Maji hapet me ndeshjen mes Arsenalin dhe Liverpoolit dhe vetëm një javë më vonë Chelsea do ta vizitojë Anfieldin.

Titulli, radhitja në top katërshe dhe renditja në pozitat e fundit mund të vendoset në xhiron e fundit të sezonit. Liverpooli do të jetë në Newcastle më 17 maj, Manchester Unitedi në Leicester, Tottenhami në Palace, ndërsa Sheffieldi në Southampton.

Arsenali do ta presë Watfordin, Manchester City Norwichin, Chelsea Wolvesin, Burnley Brightonin, Evertoni Bournemouthin dhe West Hami Aston Villën.

(Kosova Sot Online)