Rahoveci aplikon për pjesëmarrje në Champions League

  • 13 June 2019 - 17:19
Rahoveci aplikon për pjesëmarrje në Champions League

Mrekullia e sezonit të fundit në Superligën e basketbollit, Rahoveci, ka aplikuar zyrtarisht për pjesëmarrje në Champions League për edicionin që vjen Klubi i basketbollit Rahoveci sot edhe zyrtarisht ka aplikuar për pjesëmarrje në njërën nga garat më të rëndësishme evropiane, Champions League.

“Aplikacioni është kompletuar dhe dorëzuar tek organizatorët, të cilët brenda 10 ditësh pritet të vendosin edhe për përfshirjen e Rahovecit në garat kualifikuese. Siç e kemi sqaruar edhe më herët në bazë të rregullores pjesëmarrja në Champions League i takon kampionit të Kosovës në këtë rast Prishtina, por Rahoveci synon që përmes aplikimit ta marrë një ftesë për t’u përfshirë në gara”, njofton Rahoveci.

Në rast se “Vreshtarët” marrin përgjigje negative, atëherë opsioni i dytë për ta mbetet gara kualifikuese për FIBA Europa Cup, të cilën si nënkampion Rahoveci e ka të garantuar.

“Bordi e ka vizion të qartë që klubin ta shndërrojë në një skuadër evropiane, ndërsa nuk do të heqë dorë nga kjo rrugë. Njëkohësisht po punohet në të gjitha drejtimet si tek partnerët, basketbollistët në mënyrë që siç e kemi thënë të garantohet për një edicion edhe më të mirë se ai që e kemi lënë pas. Rahoveci ka treguar dhe do të tregojë atë që di ta bëjë më së miri, mikpritjen, basketbollin dhe spektaklin. Për Rahovecin tonë”, shkruan tutje në njoftimin e Rahovecit.

(Kosova Sot Online)