“Kujdes kur flisni për Vokrrin!”, sulmi ndaj Ivan Bogdanov dhe huliganëve!

  • 13 June 2019 - 22:20
“Kujdes kur flisni për Vokrrin!”, sulmi ndaj Ivan Bogdanov dhe huliganëve!

Ndeshja Mali i Zi-Kosovë u shoqërua nga një “rrebesh” polemikash sa i përket largimit të trajnerit Ljubisa Tumbakovic, serb, që nuk pranoi të ndeshej përballë Kosovës, teksa tri lojtarët, Kosovic, Sekic dhe Jankovic nuk bënë të njëjtin veprim, edhe pse gjithashtu serbë.

Tifozët e Partizanit Beogradit “Grobari”, me në krye sigurisht Ivan Bogdanov, personazhi i shëmtuar që shkaktoi trazira në Itali, por që zbriti në fushë dhe në Serbi-Shqipëri, kishin ekspozuar në stadiumin e basketbollit këtë pankardë me mesazh: “Kosovic, Sekic dhe Jankovic ruani veten kur kaloni në afërsi të varrmihësve”.

Kështu, zëvendëspresidenti i Partizanit, Vladimir Vuletiç ka kritikuar ashpër tifozët e klubit të tij, raporton Telesport.

“Për mua, ekzistojnë njerëz dhe jo njerëz. Kjo është protestë e imja personale kundër këtij mbishkrimi të turpshëm. Mbështetje e plotë të gjithë lojtarëve të mëparshëm dhe të tanishëm FK Partizan, Fadil Vokrit për Aleksandra Shekiçit. Të nderuar fansa të Partizanit”, ka pohuar Vuletiç.

(Kosova Sot Online)