Tifozi thyen televizorin dhe e rrah shokun pasi Warriors humb në finale të NBA

  • 14 June 2019 - 13:12
Tifozi thyen televizorin dhe e rrah shokun pasi Warriors humb në finale të NBA

Favoritët për titullin kampion të NBA, Golden State Warriors, dështuan në ndeshjen e gjashtë të serisë finale, kur Toronto Raptors u shpall kampion. Humbjen nuk mund ta përballonte një tifoz i Warriors.

Kur u bë e ditur se kampion i ri i NBA është Toronto Raptors, një tifoz i Golden State Warriors u zemërua shumë. Ai fillimisht e goditi televizorin me karrige e pastaj vazhdoi duke e sulmuar një të afërm të tij, që tentoi ta ndalojë.

Raptors e fitoi serinë finale kundër Warriors 4:2. Kawhi Leonard u shpall Lojtari Më i Vlefshëm i Finaleve të NBA, pasi i shënoi mesatarisht 28.5 për ndeshje në serinë finale. “Ishte një dreq sezoni”, tha trajneri i Torontos, Nick Nurse, pasi skuadra e tij e siguroi titullin e vetëm të klubit kanadez në historinë e tyre 24-vjeçare.

“Kjo është arsyeja pse unë luaj basketboll; për këtë gjë unë punoj shumë”, shtoi Leonardi.

Warriors, që erdhën në finale me dy titujt e fundit të NBA dhe i kishin fituar tri nga katër kampionatet e fundit, ishin në këtë sfidë pa Kevin Durantin e lënduar, ndërsa e humbën edhe Klay Thompson për shkak të një lëndimi të gjurit në çerekun e tretë.

Stephen Curry e pati mundësinë për ta barazuar serinë, mirëpo e humbi trepikëshin kur Warriors po humbiste vetëm për një pikë (111:110), para se Leonardi ta siguronte fitoren për mysafirët.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Warriors në Oracle Arena para se ata të transferohet në Chase Cetner në San Francisco.

Draymond Green i Golden State, i cili i shënoi 11 pikë, tha: “Të gjithë në këtë skuadër luajtën me shumë zemër. Mirëpo, kjo nuk mjaftoi për pak”.

Raptors është klubi i parë kanadez që e fiton një titull të madh sportiv të Amerikës së Veriut, që kur Toronto Blue Jays e fituan titullin e Major League Baseboll në vitin 1993.

(Kosova Sot Online)