FC Prishtina: Ne e kemi trajnerin, nuk kemi nevojë për trajner tjetër

  • 14 June 2019 - 14:05
FC Prishtina: Ne e kemi trajnerin, nuk kemi nevojë për trajner tjetër

Prishtina siç duket do të vazhdoj edhe edicionin e ri me trajnerin aktual Mirel Josa.

Klubi kryeqyetas përgenjështron mediet nga Shqipëria të cilat raportuan mbrëmë se ish trajneri i Partizanit, Skënder Gega, së fundmi ka hyrë në bisedime me drejtuesit e Prishtinës, për të marrë drejtimin e klubit kosovar.

Prishtina mohon kategorikisht këtë, duke pohuar se klubi i qëndron prapa trajnerit dhe vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët.

Njoftimi i plotë:

E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme. Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina.

Edhe pse na vije keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazoj ujë, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë.

(Kosova Sot Online)