Prishtina aplikon për FIBA Europe Cup
Kampionia e Kosovës në basketboll në konkurrencën e vajzave Prishtina, ka aplikuar në FIBA Europe Cup Women.
Kjo do të ishte hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke bërë çmos që të rritet interesimi në basketbollin e vajzave, me projekte të ndryshme të FIBA-s, si dhe me organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Vajzat që do të organizohet në Prishtine prej 3 deri më 11 gusht.
Kjo është hera e parë që FBK-ja organizon një ngjarje të tillë në konkurrencën e vajzave dhe hera e parë që Kosova U-20 (vajzat) merr pjesë në gara të nivelit të tillë që nga pranimi i Kosovës në FIBA.
(Kosova Sot Online)