Kaq shikues do t’i zë Stadiumi Kombëtar

  • 14 June 2019 - 16:03
Kaq shikues do t’i zë Stadiumi Kombëtar

Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të jetë një mundësi e mirë për shumë shikues të interesuar për ta përcjellë në të ardhmen ekipin e “Dardanëve”

Ministria e Sportit e ka prezantuar sot projektin zyrtar të stadiumit kombëtar, duke dhënë detaje të shumta rreth tij. Me këtë rast, projektuesit turq kanë bërë të ditur se Stadiumi Kombëtar, i cili pritet të ndërtohet në Drenas do t’i ketë 30 mijë ulëse.

Ky numër do të jetë i kënaqshëm duke e pasur parasysh se stadiumi “Fadil Vokrri” ka vetëm 12 mijë ulëse dhe kërkesa për bileta është disafish më e madhe, madje deri në 100 mijë sosh, ka njoftuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

(Kosova Sot Online)