Me blerjet e reja dhe Pogban, ja si do rreshtohet Reali i Zidane

  • 14 June 2019 - 16:15
Me blerjet e reja dhe Pogban, ja si do rreshtohet Reali i Zidane

Real Madrid ka shpenzuar thuajse 300 milionë euro deri më tani në afrimin e Militao, Rodrygo, Mendy, Jovic dhe Hazard, mirëpo tani dilema e madhe është se si do të rreshtojë ekipin Zinedine Zidane, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Në ndeshjet e fundit që francezi drejtoi “Los Blnacos” në La Liga e bëri të qartë se mund të bëjë ndryshime në skemën e lojës. Që do të thotë se skema 4-3-3 është i negociushëm dhe mund të ketë ide të reja.

Përveç lojtarëve që janë aktualisht tek Real Madridi, gazeta spanjolle “Marca” ka vendosur në formacion edhe Paul Pogban, i cili është në mesin e fushës krah Kroos e Modric.

Me skemën 4-3-3 është Vinicius dhe Hazard që luajnë në krah të sulmit, duke mbështetur Benzeman në zonë. Ndërsa në mesin e fushës do të jetë treshja Modric-Pogba-Kroos. 

Nëse vendoset skema 4-2-3-1, atëherë Modric lirohet nga detyrat mbrojtëse dhe shtohet një forcë në sulm, duke bërë që Pogba dhe Kross të jenë lojtarë me më shumë përgjegjësi për të mbrojtur, shkatërruar dhe krijuar aksionet e skuadrës.

Në të gjitha këto ndryshime mund të ketë zëvendësime kokë më kokë, por vetëm Vinicius do të duhet të përshtatet si sulmues i djathtë, vend që do të lihet bosh nga largimi i Gareth Bale, ndërsa alternativë mbetet Lucas Vazquez.

(Kosova Sot Online)