Për veprimet raciste ndaj Kosovës, Bullgaria rrezikon të luajë pa shikues

  • 14 June 2019 - 17:02
Për veprimet raciste ndaj Kosovës, Bullgaria rrezikon të luajë pa shikues

Thirrjet raciste në drejtim të Kosovës mund t’i kushtojnë shtrenjtë Bullgarisë. UEFA i ka nisur hetimet për këtë rast dhe bullgarët rrezikojnë të luajnë pa shikues ndaj Anglisë

Bullgaria mund ta ketë fatin e Malit të Zi, i cili u detyrua të luante pa shikues në ndeshje me Kosovën, në eliminatoret e Evropianit 2020. Në fakt, bullgarët bënë thirrje raciste kundër Kosovës, duke kërkuar “vriti, vriti shqiptarët” dhe për këtë veprim UEFA i ka nisur hetimet.

Prandaj, gjiganti britanik BBC shkruan se Bullgaria mund të dënohet dhe ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë pa shikues. UEFA do ta dëgjojë rastin të enjten e 18 korrikut, ndërsa në ndeshje me anglezët stadiumi mund të jetë i mbyllur ose komplet, ose gjysma e tij pa shikues.

Bullgarët u mposhtën nga Kosova 2:3 në Sofje, ku do ta presin Anglinë më 14 tetor të këtij viti.

(Kosova Sot Online)