Komuna e Prizrenit thirr seancë të jashtëzakonshme për pezullim të financimit të Lirisë

  • 14 June 2019 - 17:42
Komuna e Prizrenit thirr seancë të jashtëzakonshme për pezullim të financimit të Lirisë

Shkaku i keqmenaxhimit, Komuna e Prizrenit ka thirr seancë të jashtëzakonshme të martën që vjen për pezullim të financimit të klubit të futbollit Liria

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën që vjen do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, me qëllim të pezullimit të financimit të klubit të futbollit Liria për shkak të keqmenaxhimit të klubit.

“Në bazë të kërkesës nr. 001-060-82606, me datën 13.06.2019, dhe në bazë të nenit 44, lidhur me nenin 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 18 qershor 2019 (e martë), në sallën për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00. Për këtë mbledhje të jashtëzakonshme është caktuar vetëm një pikë e rendit të ditës, e cila do të jetë në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit “KF Liria”, njofton Komuna e Prizrenit.

Image

Pra, sipas kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, do të formohet një komision prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit, derisa të merret një vendim i ri.

Klubi prizrenas, me traditë të madhe në futbollin kosovar, nuk është menaxhuar si duhet viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)