Pas eliminimit nga Champions, doja ta zhdukesha nga kjo botë”

  • 14 June 2019 - 18:53
Pas eliminimit nga Champions, doja ta zhdukesha nga kjo botë”

Jo vetëm Messi, edhe Suarez e ka përjetuar rëndë eliminimin nga Champions League. Barcelona e kishte fituar ndeshjen e parë kundër Liverpoolit 3-0 në “Camp Nou” dhe shihej me një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve.

Por, në sfidën e kthimit në “Anfield”, Liverpooli bëri mrekullinë kundër Barçës duke fituar 4-0, për t’u kualifikuar në finale, ku triumfoi 2-0 ndaj Tottenhamit. Lionel Messi e përjetoi më së rëndi këtë eliminim, por jo vetëm ai.

Luis Suarez tani ka zbuluar zhgënjimin që mori në Anfield. “Pas eliminimit nga Champions, doja ta zhdukesha nga kjo botë. S’dua as ta kujtoj”, u shpreh Suarez para startit të Copa America.

Suarez me Uruguain do të kenë punë në Grupin C me Ekuadorin, Japoninë dhe Kilin.

(Kosova Sot Online)