E ardhmja e Rei Manajt, te Interi “fërkojnë duart”

  • 14 June 2019 - 20:59
E ardhmja e Rei Manajt, te Interi “fërkojnë duart”

Albasetes me shumë gjasa do të blejë kartonin e Rei Manajt nga Interi. Lajmi bëhet publik nga “FcInterNeës.it”, që zbulon se klubi spanjoll po mendon të shpenzojë një shifër mes 2-2.5 milionë euro, për sulmuesin lushnjar, i cili këtë sezon arriti të shënonte 6 gola, teksa u aktivizua 22 ndeshje. 

Kjo marrëveshje pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, ndërkohë që zikaltërit kanë edhe një mundësi riblerje të Manajt, në rast se do e shikojnë të arsyeshme. Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare u huazua verën e shkuar te Albasete, teksa do të vijojë karrierën te kjo skuadër.

(Kosova Sot Online)