Talenti i Brazilit shënon gol të çmendur pas 4 minutave në fushë në Kupën e Amerikës

  • 15 June 2019 - 09:44
Talenti i Brazilit shënon gol të çmendur pas 4 minutave në fushë në Kupën e Amerikës

Brazili e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Amerikës, duke e mposhtur 3-0 Bolivinë.

Philippe Coutinho i Barcelonës ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të Brazilit në Copa America, duke shënuar dy gola, derisa realizoi edhe talenti 23-vjecar, Everton Sousa Soares.

Ai hyri në lojë në minutën e 81’ në vend të David Neres, talentit të Ajaxit dhe shënoi gol pas katër minutave në fushë. 

Everton, sulmuesi i Gremios, shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e 85’, pas një goditje të fortë jashtë zonës së portierit.

Në Grupin A me Brazilin dhe Bolivinë janë edhe Venezuela me Perunë, sfidë që do të zhvillohet sonte nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)