Giampaolo zyrtarizon divorcin me Samp-in, pritet firma me Milan-in

  • 15 qershor 2019 - 12:54
Giampaolo zyrtarizon divorcin me Samp-in, pritet firma me Milan-in

Sampdoria dhe Marco Giampaolo kanë lajmëruar prishjen e dyanshme të kontratës që lidhte trajnerin me klubin deri më 30 qershor të 2020-ës. 

"Falënderoj presidentin Ferrero dhe gjithë Samp-in për tre sezone të paharrueshme, - ka thënë trajneri që do të marrë drejtimin e Milan-it sezonin e ardhshëm. - Falemnderit të gjithëve, do të jeni përgjithmonë në zemrën time". 

Tani që janë mbyllur formalitetet, nuk ka më asnjë pengesë për martesën mes Giampaolo-s dhe Milan-it. Trajneri është zyrtarisht i lirë për të nënshkruar kontratën dyvjeçare (me opsion për një vit të tretë) që i është ofruar nga klubi kuqezi. Firma pritet të vijë në  orët në vazhdim. 

(Kosova Sot Online)