Xhaka lavdëron Rashicën

  • 15 June 2019 - 16:03
Xhaka lavdëron Rashicën

Xhaka ka vetëm fjalë të mira për Rashicën.

Sonte në orën 20:00 ekipet e Xhakës dhe Rashicës do të zbresin në “Fadil Vokrri”.

Yjet e futbollit shqiptarë, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të krijojnë nga një skuadër me shokët e tyre për t’u përballur me njëri-tjetrin dhe për të dhuruar spektakël për futbolldashësit në Kosovë.

Para ndeshjes, ata dolën në konferencë për media ku folën për gjëra të ndryshme. Xhaka u pyet edhe për zhvillimin e Milot Rashicës, që dita ditës po rritet si lojtar dhe po shkëlqen te Werder Bremen si dhe për ecurinë e Kombëtares së Kosovës.

“Besoj se Miloti jo vetëm për Kombëtaren por edhe në Werder Bremen e ka pasur një sezon shumë, shumë të mirë me gola e asistime, ndeshjet e fundit me Kombëtare po ashtu”, tha fillimisht Xhaka kur u pyet për zhvillimin e talentit 22-vjeçar të Werderit.

“Jam shumë krenar me këta shokë, me këta djem se si janë duke luajtur. Shanset janë të mira, shpresoj të arrijnë atë qëllim”, shtoi Graniti kur u pyet nëse Kosova mund të kualifikohet në “Euro 2020”. 

(Kosova Sot Online)