Buffoni i kritikon tifozët e Juventusit: Conte s’është tradhtar që iu bashkua Interit

  • 16 June 2019 - 11:17
Buffoni i kritikon tifozët e Juventusit: Conte s’është tradhtar që iu bashkua Interit

Gianluigi Buffon i ka kritikuar tifozët e Juventusit të cilët e kanë quajtur tradhtar Antonio Conten për shkak se i është bashkuar rivalit, Interit.

Në një intervistë me gazetën italiane Corriere dello Sport, portieri legjendar tha se i ndie keq për mënyrën sesi tifozët e trajtuan Conten pas vendimit të tij për ta marrë drejtimin e Interit.

“Çfarë më zemëroi dhe më lëndoi mua ishte fakti që tifozët e Juves bënë thirrje për largimin e yllit të Contes nga hall of fame, pasi ai iu bashkua Interit”, tha Buffon.

Ai beson se Conte ka dhënë shumë për Juventusin, prandaj nuk meriton trajtim të tillë.

“Ndiej se jam brenda botës së Juves. Unë i njoh mirë drejtuesit, lojtarët dhe tifozët, prandaj e di se çfarë ka dhënë Antonio për këtë klub dhe çfarë përfaqëson ai”, shtoi Buffon.

(Kosova Sot Online)