Ledri Vula: “Po më lyp Reali”

  • 16 June 2019 - 16:29
Ledri Vula: “Po më lyp Reali”

Ledri Vula vazhdon të komentojë ndeshje e mbrëmshme në “Fadil Vokrri”. Me shaka, në llogarinë personale në “Facebook”, Ledri ka shkruar “Pom lyp Realli”.

Skuadra e Granit Xhakës dhe ajo e Milot Rashicës janë ndarë me barazim 4:4, në ndeshjen e mabirësisë që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultat 2:1, në favor të Xhakës.

Shumë prej yjeve shqiptare – jo vetëm të botës së futbollit – u shfaqën mbrëmë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua një ndeshje bamirësie futbolli për familje nevojtare, në Ditën e Çlirimit.

Ish-futbollistë, këngëtarë, gazetarë, basketbollistë e shumë të tjerë zbritën në “Fadil Vokrri”, për një natë të paharruar për ta, por edhe për publikun që e shijoi në maksimum këtë ndeshje me dy kapitenit e njohur tashmë në botë; Milot Rashica e Granit Xhaka.

Pjesë e kësaj ndeshje ishte edhe këngëtari i njohur dhe i dashur për publikun shqiptarë, Ledri Vula.

Pas ndeshjes, ai vazhdimisht ka bërë postime në rrjete sociale dhe së fundmi, ka bërë një shaka fantastike në Facebook, duke postuar një fotografi dhe ka shkruar: “Pom lyp Realli”.

Ishte një ndeshje e paharruar për Ledrin dhe për të gjithë ata që zbritën në Fadil Vokrri, të cilët luajtën përkrah Shefki Kuqi, Milot Rashica, Granit Xhaka e emra të tjerë të mëdhenj.

Image

(Kosova Sot Online)