Kosovare Asllani si Leo Messi, trullos kundërshtaren dhe shënon tjetër gol në Kampionatin Botëror

  • 16 June 2019 - 17:37
Kosovare Asllani si Leo Messi, trullos kundërshtaren dhe shënon tjetër gol në Kampionatin Botëror

Kosvare Asllani ka shënuar sërish në Kupën e Botës për Suedinë. Goli i dytë në dy takime deri më tani.

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave ka fituar me rezultat bindës 5-1 ndaj Tajlandës në kuadër të Kupës së Botës.

Në këtë fitore të Suedisë shënoi edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.

Ajo realizoi për 2-0 në minutën e 19’, derisa golin e parë e shënoi Linda Sembrant.

Golat tjerë për Suedinë i shënuan; Fridolina Rolfo (42’), Lina Hurting (81’) dhe Elin Rubensson (90’+6).

Golin e nderit për Tajlandën e shënoi Kanjana Sungngoen (90’+1).

Kombëtarja e Suedisë është liderë e Grupit F me gjashtë pikë pas dy takimeve, e ndjekur nga SHBA-ja me tri, kurse Kili dhe Tajlanda janë ende pa pikë.

Ky është goli i dytë i Kosovare Asllanit në Botërorin e femrave, pasi ka shënuar edhe në fitoren 2-0 të Suedinë kundër Kilit.

(Kosova Sot Online)