Reagon ish-menaxhmenti i Lirisë: “Ata që e shkatërruan klubin do të japin përgjegjësi”

  • 16 qershor 2019 - 18:56
Reagon ish-menaxhmenti i Lirisë: “Ata që e shkatërruan klubin do të japin përgjegjësi”

Ish-menaxhmenti i Klubit Futbollistik Liria ka reaguar pas deklaratave të drejtuesve aktual të klubit, të cilët gishtin e drejtuan nga drejtuesit e mëhershëm, pasi që sipas tyre klubin e lanë me borgje dhe ato ndikuan që prizrenasit të largohen nga liga.

I menjëhershëm është reagimi i ish-menaxhmentit që sërish akuzojnë drejtuesit aktual për dështimin.

Reagim i plotë ish menaxhmentit të KF “Liria”

E katandisën keq Lirinë, e larguan trupshëm nga superliga, dhe në vend të reflektimit dhe të pranimit të fajit, largimit kokulur nga Liria dhe kërkimit të shpëtimit, mundohen të kapen për kashte që ta  shpëtojnë veten duke e ngulfatur edhe më shumë krijesën që e mbytën.

Paaftësinë për menaxhim, mundohen ta mbulojnë duke u munduar ta fshehin fajin duke akuzuar e duke shpifur.

Liria nuk u largua nga superliga për shkak të menaxhimit një vit më parë, sepse një vit para se ta merrte Lirinë kjo kryesi, skuadra prizrenase ka qenë ne pjesën e epërme të tabelës, skuadër e respektuar dhe sikur të mos ishin obstruksionet e qeverisë së re lokale mund të vazhdonte të garojë për titull.

Por t’i përmendin të gjitha hollësitë ashtu si kanë qenë e jo siç mundohen t’i paraqesin dështakët.

1.Ne jemi larguar nga Klubi, jo nga dëshira, por nga presioni i vazhdueshëm i politikës së udhëhequr nga drejtori Ehat Oreshka së bashku me Klanin e tij që sot e fundosën Lirinë.

2.Gjatë periudhës janar -maj 2018 KF “Liria ka marrë mjete 79.000 Euro nga Kuvendi Komunal i Prizrenit. Këto mjete kanë qenë borxh i KK ndaj Lirisë, të periudhës së dytë të vitit 2017

Me këto mjete janë paguar një pjesë e  obligimeve të Klubit për vitin 2017 dhe me mbetjet tjera nga janari deri ne maj Liria ka zhvilluar garat  me shumë suksese duke u renditur deri në pozitën e tretë .

Presion i vazhdueshëm dhe mos shpallja e tenderit te projektit POLITIKAT ZHVELLIMORE  të cilat ishin të parapara për  muajin mars – prill të viti 2018, ndikoi që të vështirësohen punët në aspektin financiar, kështu që pa fajin tonë i  mbetem borxh 2 paga lojtarëve, dhe rreth 10.000 eu borxh për kontratat…

Ne, me gjithë vështirësitë dhe pengesat ia dolëm ta përmbyllim kampionatin në vendin e 5 në tabele, pa e rrezikuar Klubin për asnjë çast.

Presionet filluan para ndryshimeve në Klub, dhe këto presione i hetuan futbollistët, prandaj .pas përfundimit të kampionatit me ndryshimet në klub, futbollistët nga Shqipëria dhe disa vendor si Besart Islamaj ,Vigan Rexhaj etj. u larguan si pasojë e gjendjes së krijuar.

Çka ndodhi me këta që sot e shkatërruan Lirinë ndërsa shpëtim kërkojnë në shpifje e trillime. Në fillim bashkë me borxhet na kritikuan se morëm futbollistë nga Shqipëria e çka bënë këta…Shkuan në Itali e deri në Venezuelë, jo për trajnerë e futbollistë po për këngëtarë e matrapazë.

Është për habi, si mundën këta që sot paraqiten si të mjerë e me borxhe, të angazhojnë trajnerë që nuk ishin fare trajnerë nga Italia, si mundën të angazhojnë futbollistë deri edhe nga Venezuela që nuk ishin fare futbollistë.

Nga tetori 2018 deri në prill të vitit 2019 këta që vajtojnë për borxhet e kryesisë së kaluar harxhuan para në shumen 359.000 Eu, prej tyre rreth 250.000 Euro para të Komunës  pjesa tjetër nga donatorët .dhe nga kjo shume  po thuhet qe kanë paguar,  gjë që, nuk është e vërtetë  sepse ka fryrje dhe mashtrime, dhe si te tilla shumë shpejt edhe auditori i brendshëm por edhe organet tjera do ta thonë në fjalën e vet.

E shkatërruan Lirinë dhe paturpësisht  në vend se ta pranojnë fajin, merren me kryesinë e kaluar.

Ankohen për mjete këta,  që patën mjete të ua paguajnë pa qenë fare në Prizren këngëtarëve valltarëve e palaqove që i larguan në dhjetor e ua paguan pagat deri në maj.

Keqmenaxhimi nuk fshihet parapa kukatjes dhe vajit. Keqmenaxhimi e ka emrin keqmenaxhim dhe duhet të jepet përgjegjësi.

Vajtimi i të paturpëve si kukuvajkat, dhe as shpifjet e trillimet nuk i shpëtojnë keqpërdoruesit.

Neve na dhimset Liria, sepse ju përgjigjen do ta merrni shumë shpejt.  

Sipas burimeve të sigurta brenda klubit ky zotëriu iljaz iljazi i cili i hargjoj 359.000 euro, i cili e largoi Lirinë nga superliga iu ka mbetur borxh futbillistëve 2 paga, rreth 40.000 euro borxh dhe mbi 15.000 euro borxh ATK-së dhe shumë borxhe tjera.

Borxhet megjithatë trashëgohen. Keqpërdorimet jo. Ne mund të ju kemi lënë borxh, por në asnjë mënyrë keqpërdorime.

Krimi nuk mbulohet duke vajtuar dhe as duke u ankuar por duke dhënë përgjegjësi.

Sipas informacioneve të sigurta gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal që do të mbahet të martën anëtarët e Kuvendit me  fakte do t’i argumentojnë keqpërdorimet e iljaz iljaz dhe me siguri do të kërkohen hetime nga organet kompetente.

Ish menaxhmenti i KF “Liria”.

(Kosova Sot Online)