Man United i do Coutinhon dhe Rakiticin për ta zëvendësuar Pogban

  • 17 June 2019 - 10:04
Man United i do Coutinhon dhe Rakiticin për ta zëvendësuar Pogban

Me Paul Pogban gjithnjë e më pranë largimit, Manchester Unitedi i ka kthyer sytë kah Barcelona për ta mbushur boshllëkun që do ta lërë francezi.

Dje, Paul Pogba la të kuptohet se do të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë, në kërkim të një sfide të re në një vend tjetër.

“Është koha e duhur për një sfidë të re në një vend tjetër”, tha Pogba të dielën gjatë një ngjarjeje komerciale në Tokio, duke e alarmuar Real Madridin, klubin që ka kohë që ka shprehur interesim të madh për të.

Gazeta spanjolle me bazë në Barcelonë, Mundo Deportivo, shkruan se drejtuesit e Manchester Unitedit janë duke u përgatitur për largimin e mesfushorit francez. Largimi i mundshëm i Pogbas do t’ia mbushte arkat gjigantit anglez.

Sipas të përditshmes spanjolle, Unitedi i ka caktuar prioritetet në rast se Pogba largohet. Në mesin e tyre janë dy futbollistë të Barçës, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinhon.

(Kosova Sot Online)