Ylli i Premierligës e feston Ditën e Babait me këtë fotografi, por a e njihni kush është ai?

  • 17 June 2019 - 10:20
Ylli i Premierligës e feston Ditën e Babait me këtë fotografi, por a e njihni kush është ai?

Paul Pogba e pa postuar një fotografi shumë të vjetër kur ishte shumë i vogël pranë babait të vet dhe një fotografi aktuale për ta festuar Ditën e Babait.

Babai i mesfushorit të Manchester Unitedit vdiq në maj të vitit 2017 në moshën 79-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundje.

Pogba e përkujtoi dhe nderoi atë duke e postuar një fotografi me mbishkrimin: “Pusho në paqe baba”.

Ai po ashtu e postoi një këmishë me mbishkrimin: “Babai më i mirë në shtatë mbretëritë”, duke iu referuar serialit të famshëm “Game of Thrones”.

Image

 

(Kosova Sot Online)