Pensionohet ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, e nis karrierën si menaxher

  • 17 June 2019 - 13:51
Pensionohet ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, e nis karrierën si menaxher

Enis Alushi i ka dhënë fund përfundimisht karrierës si futbollist. Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës tash e tutje do t’i përkushtohet punës së re, asaj të menaxherit të futbollistëve. Pra, 33 vjeçari mbetet në botën e futbollit. 

Enis Alushi i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

Image

Futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës herën e fundit ka luajtur në vitin 2017 në Maccabi Haifa, ndërsa tash, bashkëshortja e tij, Fatmire Lira Alushi, përmes rrjetit social, Instagram, ka konfirmuar se ish-mesfushori kualitativ e ka mbyllur përfundimisht karrierën, por që do të mbetet në botën e futbollit.

Tash e tutje, Alushi do ta nisë zejen e menaxherit të futbollistëve.

Ai i është bashkuar agjencisë “International Sport Management Agency”.

“Pas 15 vjetësh në futbollin profesionist, ti tash do ta nisësh një rrugë të re si menaxher i futbollistëve në agjenci të njohur. Do t’i mbetesh besnik futbollit sepse e do atë shumë. Ariani, Ela dhe unë jemi mjaft krenar me ty. Gjithmonë ke bërë gjithçka për ne. Të urojmë çdo të mirë i dashur. Edhe pse është ndonjëherë e mërzitshme që duhet të jesh në telefon për shumë kohë, ne do të të mbështesim gjithmonë. Faleminderit që më bën të lumtur”, ka shkruar ish-futbollistja e njohur shqiptare.

Alushi gjatë karrierës ka luajtur në ekipet e njohura gjermane, Koln, Paderborn, Kaiserslautern, St.Pauli e Nurnberg, ndërsa ishte edhe pjesë e Wehen Wiesbaden e Maccabi Haifa.

Ai ka qenë edhe pjesë e ekipeve U-19 e U-20 të Gjermanisë, ndërsa luajti një kohë edhe për Kombëtaren e Kosovës.

(Kosova Sot Online)