Al-Khelaifi e dëshpëron Real Madridin: Mbappe qëndron në PSG 200 për qind

  • 17 June 2019 - 15:20
Al-Khelaifi e dëshpëron Real Madridin: Mbappe qëndron në PSG 200 për qind

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka këmbëngulur se Kylian Mbappe do të mbetet në Paris Saint-Germain tani dhe në të ardhmen.

Mbappe sugjeroi ditë më parë se do të dëshironte një sfidë të re në një kohë kur Real Madridi ka shfaqur interesim të madh për të.

Por, sipas shefit të klubit, sulmuesi francez nuk do të largohet.

“Jam 200 për qind i sigurt se ai do të jetë në PSG edhe sezonin tjetër”, tha presidenti i klubit për revistën franceze France Football.

Pasi bleu superyje për vite më radhë, si Mbappe dhe Neymar, Al-Khelaifi tha se politika e klubit do të ndryshojë tani.

“Nuk dua më më shumë yje, në kuptimin e keq të fjalës. Ne do të blejmë lojtarë të shkëlqyer të cilët kanë mentalitet shembullor”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)