Konfirmohet nëse Lampard do të jetë trajner i Chelseat

  • 17 June 2019 - 19:15
Konfirmohet nëse Lampard do të jetë trajner i Chelseat

Chelsea do të bëjë ofertë zyrtare për trajnerin e Derby Countyt, Frank Lampard gjatë kësaj jave, dhe do t’i ofrojë atij kontratë tre-vjeçare.

Sipas ESPN FC, Lampardi është shumë afër të emërohet trajner i klubit nga Londra duke e pasuar kështu Maurizio Sarrin.

Largimi i Sarrit te Juventusi i konfirmuar të dielën, derisa gjiganti anglez tanimë është pa trajner. 

Me Derby Countyn, Lampardi ishte vetëm 90 minuta larg inkuadrimit në Premierligë.

Në stafin e tij te Chelsea, Lampardi raportohet se do të marrë me vete ish-trajnerin e akademisë, Jody Morris dhe trajnerin e fitnesit, Chris Jones.

Chelseat do t’i duhet të paguajë 4 milionë funte për ta liruar Lampardin nga marrëveshja që ka me Derbyn, dhe kjo duket më se e mundshme pasi drejtoresha Marina Granovskaia – që e drejton klubin në mungesë të pronarit Roman Abramovich – siguroi 5 milionë funte nga Juventusi falë marrëveshjes që e çoi Sarrin në Torino. 

(Kosova Sot Online)